Beteja me nepotizmin dhe punësimin klientelist, test në institucionet publike

Beteja me nepotizmin dhe punësimin klientelist, test në institucionet publike
Beteja me nepotizmin dhe punësimin klientelist, test në institucionet publike

Nexhat Haziri

  • 18 May 2021 - 13:05

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Gjendja e rëndë sociale të cilët po e shfrytëzojnë partitë politike, që votuesit t’i shndërrojnë në klientalizëm, padyshim se prodhon edhe këto praktika të punësimit qoftë në formë të nepotizmit, përkatësisë partiake, besnikërisë ndaj liderit partiak, pa përfillur as një kriter profesional apo të përgatitjes arsimore në bazë të meritokracisë, dhe kjo ka bërë që institucionet e vendit, bordet dhe agjencitë e ndryshme përbëhen nga staf jo profesional dhe me një funksionim të dobët në aktivitetin e tyre.

Nepotizimin dhe familjarizimin, përkatësia politike në fushën e punësimit në institucionet publike, është s’mundje e vjetër e shoqërive në Ballkan, e kjo nuk bënë përjashtim as në Kosovë e cila është praktikuar në masë të madhe nga se cila parti politike që ka udhëhequr me institucionet e Kosovës apo që ka qenë pjesë e qeverisjes. Kjo praktikë ndodhë për shkak të se partitë politike dukë bërë punësime të tilla , llogarisin në një farë lloj pronësie mbi votat e tyre e që quhet klientaliziëm.

Unë nuk e shohë as si testi më i rëndësishëm për reformat e proklamuara në administratë nga ana e Qeverisë Kurti, pasi jemi dëshmitar që edhe nga mandate i qeverisë Kurti I, sado i shkurtër se si u mbushën bordet me militant partiak, dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe në mandatin e qeverisë aktuale, pra Kurti II, pasi as partia në pushtet LVV-ja nuk do të rrezikojë për të vendosur të ashtuquajturën meritokraci si kriter për punësime dhe emërime në institucionet publike, pasi kjo do të prodhonte pakënaqësi brenda subjektit politik. Pra është e vështirë që të çrrënjoset  ky fenomen sidomos në një vend si Kosova, ku shkalla e papunësisë është e madhe, ku përqindja me e madhe e atyre që votojnë parti të caktuara politike, apo bëhen pjesë e tyre, nuk është se e bëjnë për shkak të programeve ideologjike, qeverisëse, zhvillimore e të tjera, por e shohin vetëm si një mundësi më të shpejtë për tu punësuar siç shprehen “n ‘punë t’shtetit”.

Gjendja e rëndë sociale të cilët po e shfrytëzojnë partitë politike, që votuesit t’i shndërrojnë në klientalizëm, padyshim se prodhon edhe këto praktika të punësimit qoftë në formë të nepotizmit, përkatësisë partiake, besnikërisë ndaj liderit partiak, pa përfillur as një kriter profesional apo të përgatitjes arsimore në bazë të meritokracisë, dhe kjo ka bërë që institucionet e vendit, bordet dhe agjencitë e ndryshme përbëhen nga staf jo profesional dhe me një funksionim të dobët në aktivitetin e tyre. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".