Atalanta – Juve, sonte luhet për trofe

  • S.A /
  • 19 May 2021 - 15:27
Atalanta – Juve, sonte luhet për trofe

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Italisë. Atalanta dhe Juventusi do ta zhvillojnë sonte njërën prej ndeshjeve kryesore të sezonit. Ekipi bergamask dhe ai torinez do të përballen në mes vete në duelin e vlefshëm për finale të Kupës së Italisë.

Ekipi Zikaltër po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme, ndërsa së fundmi e siguroi kualifikimin në Champions League edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” është më në presion. Kjo pasi Bardhezinjtë, krahas Kupës, e kanë mendjen edhe te kampionati. Atje gjenden në pozitë të palakmueshme pasi rrezikojnë të përfundojnë jashtë Championsit për edicionin tjetër. Sidoqoftë, të dyja skuadrat do ta japin më të mirën nga vetja për ta fituar këtë trofe të çmueshëm sonte. Në gjysmëfinale, Juve e kishte eliminuar Interin, kurse Atalanta fituesin e vitit të kaluar, Napolin. Ndeshja ndërmjet Atalantas dhe Juventusit fillon në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online )