Gjashtë normat olimpike Tokio 2020

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 13:34
Gjashtë normat olimpike Tokio 2020

Kur kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës ka të siguruara gjashtë norma olimpike. Pesë norma janë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja.

Xhudistët të prirë nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg), pastaj Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, me pikët e fituara, kanë të siguruara normat dhe vetëm pritet konfirmimi zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Normën e ka edhe mundësi Egzon Shala, kategoria deri në 125 kilogramë. Pritjet e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për të fituar normën olimpike, janë edhe nga sporti i karatesë, boksit e notit, ku muaji qershor pritet të jetë përcaktues.

KOK ka të siguruara edhe tri ftesa të univerzalitetit, me ç’rast dy do të jenë për notin dhe një për atletikën. 

Gjasat për një ftesë janë edhe nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore (ASOIF). Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020 për shkak të pandemisë Covid 19, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Gjashtë normat olimpike Tokio 2020

Majlinda Kelmendi (xhudo)

Distria Krasniqi (xhudo)

Nora Gjakova (xhudo)

Loriana Kuka (xhudo)

Akil Gjakova (xhudo)

Egzon Shala (mundje)

Tri ftesa të univerzalitetit

2 – not

1 – atletikë 

(Kosova Sot Online )