Messi s’do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 13:45
Messi s’do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit

Lionel Messi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të sezonit.Ylli argjentinas nuk ka stërvitur sot me ekipin me lejen e trajnerit Ronald Koeman. Gazetari i njohur Marcelo Bechler raporton se Messi nuk do të luajë ndaj Eibarit të shtunën.

Messi ka luajtur 35 nga 37 ndeshjet e La Ligës këtë edicion duke shënuar 30 gola dhe duke dhuruar 11 asiste në proces. Në gjashtë ndeshjet e luajtura në Champions League, Messi ka pesë gola dhe dy asiste, kurse në Copa Del Rey në pesë ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist. Kompeticoni i vetëm që nuk shënoi Messi është Superkupa e Spanjës, ku u ndëshkua me karton të kuq. Në të gjitha garat ai ka bërë 47 paraqitje, duke shënuar 38 gola dhe duke bërë 14 asistime. Gjithsej Messi u ndëshkua gjashtë herë me karton të verdhë përgjatë këtij sezoni. Katër herë në La Liga dhe dy herë në Copa del Rey.

(Kosova Sot Online )