Buffon: Dy vitet e fundit ishin një test

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 21:18
Buffon: Dy vitet e fundit ishin një test

Gianluigi Buffon ka thënë se dy vitet e fundit me Juventus ishin “një test për ta matur veten” për të cilën gjë ai mendon se ia ka dal për mrekulli

Portieri veteran e ka ndihmuar Juventusin që ta fitojë Kupën Italia këtë javë dhe për momentin është duke u përgatitur për ta luajtur ndeshjen e fundit me bardhezinjtë në Serie A.

43 vjeçari ka paralajmëruar se ai do të largohet nga Zonja e Vjetër pas këtij sezoni dhe ka folur për përvojën e tij të fundit në Allianz Stadium.

“Ajo çfarë jam i sigurt që i kam dhënë Juventusit është një profesionalizëm i madh, seriozitet dhe lojalitet”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

“Mendoj se isha, tërësisht, një person, një djalë dhe një profesionist serioz dhe një person ku të gjithë mund të llogarisnin në mua”.

Buffon kaloi një sezon me Paris Saint-Germain më 2018-19, por kampioni botëror u rikthye në Juventus dhe thotë se nuk ishte “lehtë për të te adaptohet” në situatën e re në stadiumin Allianz.

“Mendoj që këto dy vite, përjashto faktin tim si një lojtar jo kryesor, nuk i kisha gjërat të mirëqena si më parë”, vazhdoi Buffon. “Nuk ishte edhe aq lehtë që të adaptohesha me realitetin e ri”.

“Në vend të kësaj, mendoj se i bëra gjërat me entuziazëm të madh. Së pari ta respektoja vetveten. Në moshën 42 vjeçare, ndihesh si burrë dhe një burrë duhet të sillet i tillë, jo si një çun”.

“Mandej, për të gjitha ata të cilët besonin në mua, me të cilët kisha bërë një pakt nderi, si burrat, kjo është arsyeja pse jam shumë i kënaqur me këtë rol”.

“Vinë pastaj shokët e skuadrës, me të cilët pata marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë. Mendoj se jam një personalitet me ndikim, në disa mënyra edhe i rëndë, por besoj se askush nuk ka arritur që ta perceptojë këtë gjë nga jashtë”.

“Nuk është lehtë të jesh në gjendje të kuptosh se kur duhet të tërhiqesh dhe të dalësh në prapaskenë, duke ia lënë dritat të tjerëve t’i shijojnë”.

“Për mua ishte një test, për ta matur vetveten si një person. Për këtë jam i lumtur sepse këtë kam arritur ta bëj shkëlqyeshëm. 

(Kosova Sot Online)