Messi po e pret me padurim Kupën e Amerikës

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 10:02
Messi po e pret me padurim Kupën e Amerikës

Në një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle Ole, Lionel Messi ka shpalosur shumëçka nga jeta e tij.

Ai është shprehur i lumtur për Copa America dhe po pret me padurim për të luajtur.

“E gjithë skuadra po pret me padurim për të luajtur, jemi të ngazëllyer. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi luajtur së bashku. Është një kupë e veçantë”, ka thënë Messi.

Megjithatë, ai tha se kësaj radhe kjo garë do të jetë ndryshe për shkak se nuk do të ketë tifozë.

“Unë personalisht jam duke pritur me padurim për të zhvilluar këtë garë, por do të jetë shumë ndryshe pa tifozë”, është shprehur Messi.

Argjentinasi e ka mbyllur këtë edicion pasi nuk do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet krejtësisht e paqartë.

(Kosova Sot Online )