Zyrtare: Napoli shkarkon Gattuson

  • S.A /
  • 24 May 2021 - 08:34
Zyrtare: Napoli shkarkon Gattuson

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis njoftoi për shkarkimin e Gennaro Gattusos pasi nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka qenë nën një heshtje shtypi për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Verona.Një fitore do të garantonte një përfundim në top katër, por ata lëshuan atë pozitë te Juventusi.“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty”, shkroi De Laurentiis në Twitter.

“Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni”.

“Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj. Aurelio De Laurentiis”, shkroi presidenti i klubit italian.Raporti midis të dyve ishte i ftohtë dhe Gattuso pritej të largohej edhe nëse Napoli do ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )