Të vihet rend në fushën e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë së secilit zyrtar të lartë të shtetit

Të vihet rend në fushën e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë së secilit zyrtar të lartë të shtetit
Të vihet rend në fushën e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë së secilit zyrtar të lartë të shtetit

Hasan Preteni

  • 24 May 2021 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Qe 20 vite institucionet e Kosovës po tentojnë ti mashtrojnë institucionet ndërkombëtar dhe shtetet e BE-se kinse janë duke e luftuar korrupsionin. Premtimet mbesin premtime dhe zotime të rrejshme se po veprojnë në këtë drejtim. Formuan prokurori speciale, ligje, komisione, koordinator, task forca dhe mekanizma tjerë koti. I formuan jo me seriozitet dhe jo më qellim të mirë. Rezultati Zero.

Tani institucionet e Kosovës janë në udhëkryq të lëvizin në drejtimin e duhur apo të përsërisin gabimet e paraardhësve. Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Drejtësisë duhet të lëviz në këtë drejtim. Duhet të bëhen e amandamentohen disa ligje, por ligji bazik që duhet të aprovohet është Ligji Antimafia. Duhet të vihet rend në fushën e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë. Duhet që barra e provës së vërtetimit të pasurisë të kalon tek individi. Secili nga qytetarët e Kosovës i cili është subjekt i hetimit duhet të dëshmoj se pasuria e krijuar është krijuar në mënyrë ligjore.

Të dëshmohet se pasuria e krijuar justifikohet ligjërisht. Ky duhet të jetë prioritet dhe kjo duhet ti paraprij veprimit drejt konfiskimit të pasurisë. Pasuria e pajustifikuar duhet të konfiskohet. Formimin e institucioneve të reja nuk e vlerësoj si të dobishëm. Llogaridhënia duhet të marr hov, të ftohet kryeprokurori në Kuvend. Jam i sigurt se në këtë rast kryeprokurori do të tërhiqet sepse nuk do të ketë çka të raporton, me tërheqjen e kryeprokurorit do të hapen rrugët drejt emërimit të kryeprokurorit të ri. Tek pjesa e verifikimit të pasurisë mundë të marrim përvoja nga Shqipëria kurse nga Mali i Zi mund ti marrim disa praktika se si luftohet korrupsioni. Qeveria e Malit te Zi për 100 ditë ka arritur të senzibilizoj organet e drejtësisë dhe kjo ka rezultuar me 68 të arrestuar, zyrtar të lartë, dhe me shpartallimin e se paku dy grupeve të fuqishme kriminale. Kjo qeveri mbështetet në parlament me vetëm një deputet më shumë se opozita e në Kosovë ky relacion është më bindës që duhet të siguroj edhe vendime më të fuqishme dhe me serioze.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".