Barça pas mbrojtësit të majtë, Wijndal

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 09:58
Barça pas mbrojtësit të majtë, Wijndal

Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Jordi Alba.

Sipas AS, në listën e klubit spanjoll është mbrojtësi i majtë i AZ Alkmaar, Owen Wijndal.

21-vjeçari shihet si ideali për të mbuluar pozitën e Albës për një kohë të gjatë dhe do të bëjë ofertë për të gjatë verës.

Barça fillimisht duhet të shesë para se të blejë, do të largohet mbrojtësi i majtë, Junior Firpo, i cili s’ka bindur në “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online )