Maldini konfirmon se Donnarumma do të largohet nga Milani

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 20:45
Maldini konfirmon se Donnarumma do të largohet nga Milani

Portieri 22 vjeçar do të largohet nga skuadra e Serie A pasi që kontrata t’i skadojë më 30 qershor

Drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini ka konfirmuar që portieri Gianluigi Donnarumma do të largohet nga klubi në verë si lojtar i lirë. Donnarumma debutoi me Milanin në moshën 16 vjeçare dhe është cilësuar si portier më i mirë i ri në botën e futbollit, derisa ka startuar për gjashtë sezone për Milanin. 22 vjeçari, që do të mbron edhe për Kombëtaren e Italisë, ka shumë mundësi për të gjetur një skuadër të re.

“Ai ishte një protagonist, një lider dhe gjithmonë një kapiten”, tha Maldini për portierin gjatë një intervistë për kanalin zyrtar të AC Milan. “Një profesionist duhet të jetë gati edhe ta ndërrojë fanellën e tij”, vazhdoi Maldini. “Është jashtëzakonisht e vështirë që ta fillosh e ta përfundosh karrierën aty ku ja nisë”.

“Ne duhet ta falënderojmë ata të cilët dhanë kaq shumë për Milanin dhe Gigio e ka bërë këtë, ku nuk e poshtëroi asnjëherë klubin. Rrugët tona ndahen këtu dhe unë i uroj atij gjithë të mirat”.

Kush do ta zëvendësojë Donnarumman?

Me Donnarumman që pritet të largohet, AC Milan e ka identifikuar Mike Maignan, portierin e Lille si të preferuar të tyre. 25 vjeçari francez është përcjell nga Milan këtë javë dhe ai pritet që të kryejë testet mjekësore, ku pritet shumë shpejt zyrtarizimi i tij.

Milan do të paguajë 15 milionë euro për Maignan, i cili e ndihmoi Lille që të shpallet kampion i Ligue 1 këtë sezon.

Ku do të përfundojë Donnarumma?

Me vetëm 22 vjet, Donnarumma tashmë konsiderohet si njëri prej top portierëve në botë, me disa klubet që nuk do të paguajnë për të siguruar shërbimet e tij, ai sigurisht do të gjënë klube që do i ofrojnë atij një pagë të mirë.

Chelsea, Tottenham dhe Juventus janë disa nga klubet të cilat janë lidhur me Donnarumman, me raportet që thonë se atij i është ofruar edhe Barcelona. Donnarumma ka bërë 250 paraqitje për AC Milanit dhe ka 25 paraqitje edhe për Italinë. 


(Kosova Sot Online)