Usyk dhuron spektakël para mega-meçit me Furyn

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 21:43
Usyk dhuron spektakël para mega-meçit me Furyn

Të shtunën mbrëma na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Usyk u pa në disponim gjatë ditës së sotme, një ditë para duelit.

(Kosova Sot Online)