Liverpooli e do në skuadër futbollistin e Genoas

  • S.A /
  • 18 May 2024 - 10:28
Liverpooli e do në skuadër futbollistin e Genoas

Liverpooli ka filluar të mendojë për edicionin e ri. Skuadra angleze ka synim ta forcojë repartin e mesfushës, ndonëse verën e kaluar transferuan Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch.

Sipas raportimeve më të fundit lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A, transmeton "Kosova Sot Online "

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 37 javët e luajtura ku ka nisur thuajse çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm.

Gjatë këtyre paraqitjeve, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit.

Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës.

(Kosova Sot Online )