Allegri ka shumë opsione, e do edhe Interi

  • S.A /
  • 27 May 2021 - 10:42
Allegri ka shumë opsione, e do edhe Interi

Pas dy vitesh pushim, Massimiliano Allegri do të rikthehet në stol nga sezoni i ardhshëm. Trajneri italian ka shumë oferta këtë verë, disa prej të cilave e kanë tunduar për ta rikthyer nga pushimi i gjatë. Zinedine Zidane ka lënë Real Madridin dhe raportohet se po synon Allegrin, por tashmë stoli i lirë është edhe te Interi, pasi Antonio Conte u largua.

Mediat në Itali raportojnë tani se Interi ia kë vënë seriozisht syrin Allegrit, derisa Conte mund të jetë një opsion për Realin. E vërteta është se pritet të jetë një verë e gjatë me transferime si të futbollistëve, ashtu edhe kalime të trajnerëve nga një skuadër në tjetrën. 

(Kosova Sot Online )