Buffon mund të rikthehet te Parma

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 21:48
Buffon mund të rikthehet te Parma

Gianluigi Buffon i dha fund aventurës së tij me Juventusin dhe po shqyrton ofertat për vazhdimin e karrierës.

Sipas “GianlucadiMarzio” 43-vjeçari mund të rikthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Parma.

Ekipi i Parmës ka rënë në Serie B dhe po kërkon një lider si Buffon t’i rikthejë prapë në elitën e futbollit italian.

Megjithatë, për Buffon ka oferta edhe nga vendet tjera si Greqia e Brazili.

Vet italiani ka thënë se nëse do të ketë një ofertë që do t’i ngjallte interes do të pranonte, në të kundërtën do të pensionohet

(Kosova Sot Online)