AC Milan po e përgatitë ofertën për Giroud

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 18:39
AC Milan po e përgatitë ofertën për Giroud

Kuqezinjtë janë të etur për ta sjellë francezin si transfer i lirë në San Siro, pasi atij t’i skadojë kontrata me Chelsean në fund të qershorit

AC Milan janë duke e përgatitur një ofertë për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud, ka konfirmuar Goal. Giroud është një muaj larg nga skadimi i kontratës me skuadrën nga Stamford Bridge, derisa nuk duket se ai do të rinovojë pasi që Thomas Tuchel po shikon që t’i drejtojë Blutë për një sezon të plotë të ri.

34 vjeçari, i cili e ndihmoi Chelsean për të përfunduar në top katër dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë me 2020-21, tani ka zgjuar interesimin e Milanit, të cilët shpresojnë që ta joshin atë për ta sjellë në San Siro pa para.

Sipas Goal, zyrtarët e Milanit pritet që të takohen me përfaqësuesit e Giroud këtë javë për ta realizuar një marrëveshje. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli dëshiron që të këtë më shumë përvojë në sulmin e tij derisa do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, pas shtatë viteve. 

(Kosova Sot Online)