Arsenali njofton se Odegaard dhe Ceballos do të kthehen në Madrid

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 16:32
Arsenali njofton se Odegaard dhe Ceballos do të kthehen në Madrid

Martin Odegaard dhe Dani Ceballos do të kthehen në Madrid.

Arsenali ka njoftuar se asnjëri prej tyre nuk do të vazhdojë të luajë për ‘Topçinjtë’, kështu ata do të kthehen në klubin që i përkasin, Real Madrid.

Që të dy ishin të huazuar dhe kishin minutat e tyre në Londër.

Ardhja e Carlo Ancelottit ka rritur besimit te lojtarët në fjalë se mund të kenë një vend në skuadër për sezonin 2021/22.

Sido që të jetë, në korrik ata do të marrin vesh nëse do të qëndrojnë apo nëse Ancelotti nuk llogarit në ta. 

(Kosova Sot Online)