Stefano Sensi humb Kampionatin Evropian

  • S.A /
  • 04 June 2021 - 11:26
Stefano Sensi humb Kampionatin Evropian

Stefano Sensi nuk gjen paqe as në kombëtare. Mesfushori Italian pësoi tendosje të muskujve në seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Republikës Çeke.Ky lëndim e detyron lojtarin e Interit të kthehet në shtëpi dhe të heqë dorë nga Euro 2020.

Sensi duhet të qëndrojë në kampin stërvitor të Italisë deri të premten në mëngjes, teksa do t’u nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme dhe më pas do të largohet nga grupi.Mancini, në konferencën për shtyp, kishte njoftuar praninë e Sensit në formacionin startues ndaj Çekisë dhe tani ai do të duhet të rishikojë zgjedhjet e tij. Me Verrattin ende të padisponueshëm, në mesfushë do të luajnë Cristante, Jorginho, Locatelli dhe Pellegrini. Dëmtimi i Sensit do ta detyrojë trajnerin të rishikojë zgjedhjet e tij dhe të rikuperojë Pessinan, që fillimisht u la jashtë  listës përfundimtare për Kampionatin Evropian.

Sensi ka kaluar një sezon të trazuar sa u përket dëmtimeve dhe ishte në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët e kombëtares. Me Interin këtë vit Sensi, për arsye fizike, luajti vetëm 21 ndeshje midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League për një total prej 635 minutash.

(Kosova Sot Online )