46.500 veteranë të UÇK-së nuk janë shumë?!

46.500 veteranë të UÇK-së nuk janë shumë?!
46.500 veteranë të UÇK-së nuk janë shumë?!

Muhamet Kelmendi

  • 04 June 2021 - 11:01

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Pas publikimit të listës me veteranët e UËK-së prej 46.500 vetave është hapur ndaj tyre një fushatë e c ‘frenuar dhe me plotë insinuata dhe ofendime ndaj ish veprimtarëve të UÇK-së. Natyrisht se unë personalisht jam për kategorizim të veteranëve sipas kohës së pjesëmarrjes, sepse ka dallime midis atyre para themelimit të UËK-së, prill 1994, pas kësaj date deri në mars 1998, si dhe tri kategorive të tjera, nga marsi 1998 deri në shtator të vitit 1998, nga shtatori 1998 deri në mars të vitit1999 dhe e kategoria e fundit deri në çlirimin e vendit. Këtë kategorizim duhet bërë.

Por, duke analizuar këtë, kurrsesi nuk mund të themi se është e madhe shifra prej 46.500 vetave. Kjo për faktin se lufta e UÇK-së, nga fillimi e deri në fund, por sidomos pas marsit të vitit 1998, kurrë pa një numër aktivistësh jashtë strukturës së UÇK-së, nuk kishte me u bërë si duhet. Ofendime mund të bëhen!? Po kush dhe si bëhen ato? Kam mendim se akuzues janë kryesisht njerëzit e pandërgjegjshëm dhe ata që kurrë vendi i ynë, po që se do te varej nga ata, nuk do të çlirohej.

Pra, bëhen nga frikacakët, nënshtruesit e regjimit serbomadh dhe nga pacifistët ëndërrimtar. Unë nuk e mohoj të dhënën se me armë kanë qenë maksimalisht 24-26.000 ushtar të UËK-së. Po ky numër pa forcat përcjellëse, të logjistikës, të politikës dhe të financave nuk mbahet. Është anomali të mendohet ndryshe. Në organizimin e UÇK-së ka merita themelore LPRK-LPK-së.

Natyrisht se përkrahje të madhe dha edhe LKCK-ja dhe UNIKOMB-i. LPRK-LPK i organizoi celulat e para të UCK-së dhe e themeloi atë ushtri. Ato datojnë nga vitet e 1987-1988. Pra, si ka mundësi që anëtarët e këtij subjekti organizativ, që janë organizatorët dhe përkrahësit kryesor të luftës, themelues të UCK-së, mos të përcaktohen në veteran? Kush e mendon të kundërtën ai është naiv! Po si mundet të ndërtohet një ushtri pa:

1. Armët për luftë;

2. Pa ushqime dhe mjete tjera medicinale;

3. Pa mjete financiare dhe

4. Pa një udhëheqje politike. Ushtria korrë sukses kur i ka këto mekanizma të fortë dhe e kryejnë detyrën e vetë. Logjistika dhe diplomacia e ushtrisë është armë shumë e fortë. Dhe, natyrisht se këta gëzojnë tretman, sikurse ata që ishte me armë në front.

Të gjithë e dimë se sa vrasje janë bërë gjatë kalimit të kufirit për të sjellur armë në Kosovë. Kemi me qindra dëshmor. Ka gjithashtu me mijëra veta që janë marr me armatimin e UËK-së. E këto armë janë sjellur me krah, me kuaj dhe me gomar. Këta nuk janë veteranë! Nuk janë veteranë anëtarët e LPRK-LPK-së që veten e sakrifikuan për ushtri. Nëse nuk do të ishin këta si do të themelohej kjo ushtri. Apo pa Fondin "Vendlindja Thërret" si financohej UÇK-ja!

A kishim shtet për këtë financim, për logjistikë dhe për udhëheqje politike të UËK-së! Natyrisht se jo. Kushdo që e mendon të kundërtën, le të kthehet pak mbrapa, në kohën e pushtimit, në mënyrë që të shihet drejtë puna. Nuk është çështja e 170 Euro që merren, pse po e sulmohet kështu ky numër. Por këtu është çështja e një luftë kundër vetë UÇK dhe tërë atyre që kontribuuan në çlirimin e vendit.

Shuma e 170 Euro është qesharake. Për atë as që venë të analizohen këto çështje. Po, nëpërmjet kësaj fryrjeje gjoja të veteranëve po luftohen vlerat e kombit shqiptar dhe lufta e drejtë në fronte dhe lidhur me frontin e luftës së UÇK-së, Këtë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".