Benzema: “Mbappe në Real Madrid? Do të ishte ideali”

  • S.A /
  • 05 June 2021 - 10:40
Benzema: “Mbappe në Real Madrid? Do të ishte ideali”

Karim Benzema e do Kylian Mbappen në Real Madrid, nuk ka asnjë diskutim dhe e ka pranuar edhe publikisht.

Sulmuesi francez po luan për herë të parë në një skuadër me sulmuesin 22-vjeçar te Franca, me të cilin do të dëshironte të luajë edhe në Real Madrid.

Mbappe po refuzon rinovimin e kontratës me PSG-në dhe ka zëra se këtë verë, më në fund pas katër vitesh, do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

“Mbappe në Real Madrid? Do të ishte ideali”, tha Benzema. “Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të luajnë një ditë në Real Madrid”, shtoi ai për RMC Sport.

(Kosova Sot Online )