Kryeministri le ti kapë hajnat nga koka e jo nga bishti

Kryeministri le ti kapë hajnat nga koka e jo nga bishti
Kryeministri le ti kapë hajnat nga koka e jo nga bishti

Faik Krasniqi

  • 05 June 2021 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, i kërkon Qeverisë Kurti që ta vazhdon drejtë kursin e qeverisjes me duar të pastra, pa krim e pa korrupsion, sikur që është zotuar dhe ka premtuar, e të mos merret në humbje kohe me shpifjet opozitës. Ndryshe Sipas Krasniqit, qytetarët kanë frikë se  të korruptuarit mundë ta luajnë lojën dhe përsëri të rikthehen në pushtet.

Opozita tjetër punë nuk ka, përpos të shpif në mënyrë që të harrohen pisllëqet që i kanë bërë për më shumë se dy dekada në qeverisje. Qeveria Kurti s'ka pse të merret me ata, por të punojë që ta dëshmojë se janë ndryshe. Në bazë të ligjit duhet të ndëshkohen për të gjitha pisllëqet.

Kurse Qeveria të mos krekoset më se në çfarë gjendje e kanë gjetur Kosovën. Të gjithë e dimë si e kanë gjetur, prandaj populli i ndëshkoi pozitën e re. Siç kam thënë, Qeveria Kurti nëse i kapë gjerat për bishti do të dështojë. Frika e qytetarëve është kjo, dështimi i tyre dhe hajnat të na kthehen prapë në pushtet. Këtë gjë s'duhet ta lejojë Albin Kurti. Por t'i kap gjërat nga koka!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".