Ronaldo starton në miqësoren e fundit para “Euro 2020”

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 20:10
Ronaldo starton në miqësoren e fundit para “Euro 2020”

Janë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren mes Portugalisë dhe Izraelit.

Kjo do të jetë miqësorja e fundit për Portugalinë, para nisjes së Euro 2020 të premten.

Fernando Santos ka hedhur në fushë formacionin më të mirë që mendohet të jetë gjatë gjithë Euro 2020, në dyshim mbetet Guirrero, vendin e të cilit sonte e ka zënë 18-vjeçari i talentuar i Sportingut, Nuno Mendes.

Në sfidën që starton nga ora 20:45, luan nga fillimi edhe Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot Online)