“Mbappe duhet të qëndrojë në PSG për të mirën e Francës”

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 18:19
“Mbappe duhet të qëndrojë në PSG për të mirën e Francës”

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka bërë fushatë për qëndrimin e Kylian Mbappe në PSG.

Real Madridi ka kohë që e do 22-vjeçarin, i cili tani për tani po refuzon të rinovojë me Paris Saint Germain.

Ka zëra se këtë verë, Mbappe mund ta veshë fanellën e Real Madridit, me të cilin Los Blancos do t’ia bënin sefte edhe rimodelimit të stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ duke nisur së bashku një aventurë të re.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për t’ia marrë atë PSG-së, derisa tani Macron ka shprehur dëshirën që sulmuesi francez të vazhdojë të luajë në Ligue 1.

“Është shumë e rëndëishsme që Mbappe të qëndrojë në PSG. Për klubin por edhe për Ligën e Francës”, tha ai për ‘RMCSport’.

Mbappe u transferua në PSG nga Monaco në vitin 2017 fillimisht në formë huazimi, e më pas me marrëveshje të përhershme për 180 milionë euro.

Për katër sezone, 22-vjeçari ka bërë 127 paraqitje me PSG-në, ka shënuar 111 gola. 

(Kosova Sot Online)