Rekordet historike që synon Cristiano Ronaldo në “Euro 2020”

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 23:17
Rekordet historike që synon Cristiano Ronaldo në “Euro 2020”

Ronaldo synon ta kalojë Platinin si golashënuesin më të mirë në histori të Kampionatit Evropian, derisa me të zbritur në fushë në ndeshjen e parë në Euro 2020, 36-vjeçari do të bëhet futbollisti që ka luajtur në më së shumti Euro; Euro2004, Euro2008, Euro2012, Euro2016 dhe tani Euro2020.

“Euro 2020” do të jetë e veçantë për Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Portugalisë synon të thyejë disa rekorde. Me të zbritur në fushë në ndeshjen e parë në Euro 2020, 36-vjeçari do të bëhet futbollisti që ka luajtur në më së shumti Kampionate Evropiane, pesë herë gjithsej; “Euro2004”, “Euro2008”, “Euro2012”, “Euro2016” dhe tani “Euro2020”.

36-vjeçari objektivin kryesor ka një tjetër gjë, të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian.

Ai tashmë është në histori, pasi në Evropianin e vitit 2016 e barazoi Michel Platinin me 9 gola, por synon të pushtojë i vetëm vendin e parë.

CR7 do të ketë shansin ta bëjë këtë me 15 qershor, në ndeshjen e parë në Euro 2020 kundër Hungarisë, derisa më pas do të ketë punë me Gjermaninë dhe në ndeshjen e fundit në grup me Francën. 


(Kosova Sot Online)