Ndeshja Turqi – Uells, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 10:34
Ndeshja Turqi – Uells, formacionet e mundshme

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Uellsit pritet të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në Euro 2020.

Sot fillojnë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve dhe pritet të bëhet edhe më nxehtë, pasi ekipet kombëtare tashmë e njohin më mirë njëra-tjetrën.

Turqia dhe Uellsi janë gati për takimin e dytë të Grupit A, takim që zhvillohet në ‘Olympic Stadium’ të Bakut nga ora 18:00. Kombëtarja Turke ka humbur takimin e parë nga Italia dhe synon ta shijoj fitoren e parë, ndërsa Uellsi dëshiron rezultat pozitiv pas barazimit me Zvicrën.

Trajnerët e të dyja ekipeve kombëtare pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme

Turqia: Çakir; Çelik, Demiral, Soyncu, Meras; Under, Ayhan, Yokuslu, Kahveci, Calhanoglu; Yilmaz; 

Uellsi: Ward; Davies, Rodon, Mepham, Roberts; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore; 

(Kosova Sot Online )