Santos: Portugalia nuk është vetëm Cristiano Ronaldo

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 23:45
Santos: Portugalia nuk është vetëm Cristiano Ronaldo

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka insistuar në atë se ekipi i tij nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, por më shumë se aq.

Nesër, kampionët në fuqi përballen me Gjermaninë, teksa një fitore do t’ua siguronte kualifikimin tutje.

Santos sqaroi se Portugalia është një ekip, jo vetëm Cristiano Ronaldo.

“Portugalia është një ekip, jo vetëm Cristiano Ronaldo. Portugalia është krenare me ekipin e tij. Unë duhet t’i motivojë të gjithë, edhe ata që gjenden në bankën rezervë” – tha Santos.

Franca e mposhti Gjermaninë në ndeshjen e parë të kampionatit, duke marrë avantazhin dhe duke e vendosur Gjermaninë në një pozitë jo të mirë.

Pjesë e këtij grupi është edhe Hungaria, kombëtare të cilën Portugalia e mposhti në xhiron e parë 3:0.

(Kosova Sot Online)