
Lexoni edhe:
Bashkëshortja e Eriksen: “Chris është mirë, tani kemi nevojë për qetësi”
Për shumicën e futbollistëve, që s’kanë vend nëpër Kombëtaret e tyre, tashmë kanë nisur pushimet verore, të cilët nuk janë të ftuar për Kampionatin Evropian.
Deri sa Kombëtarja e Belgjikës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Adnan Januzaj ka vendosur të frekuentojë kafiterit e Prishtinës, për të cilin pushimet kanë nisur që disa javë.
Bashkëshortja e Eriksen: “Chris është mirë, tani kemi nevojë për qetësi”Lexoni edhe:
Ai bëri një sezon të mirë në Spanjë, por prapë se prapë, nuk e bindi trajnerin Roberto Martinez që ta ftojë te Belgjika dhe kështu ka nisur pushimet për t’i mbushur bateritë për sezonin e ri.
Ai është kthyer në Kosovës për të shijuar kohën e lirë. Këto ditë po qëndron në Prishtinë, pasi këtë e ka konfirmuar me një fotografi të postuar në rrjetet sociale, ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku. Januzaj, dikur e ka refuzuar edhe Kosovën edhe Shqipërinë për Belgjikën, por viteve të fundit ka qenë vetëm tifozë i Belgjikës, pasi Roberto Martinez rrallë e hiq ia ka dhënë shansit futbollistit shqiptar.
Januzaj numëron 13 paraqitje me Belgjikën, ka shënuar 1 gol.
(Kosova Sot Online )