Mirlind Daku largohet nga Ballkani

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 16:24
Mirlind Daku largohet nga Ballkani

Mirlind Daku edhe zyrtarisht është larguar nga klubi suharekas, FC Ballkani. Periudha e tij e huazimit te Ballkani ka përfunduar dhe Daku do të rikthehet te klubi që e ka në pronësi kartonin e tij, Osijek. Këtë e ka njoftuar vet Daku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook

“Faleminderit Suharekë. Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re,ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë” – shkroi Daku.

(Kosova Sot Online )