Përballja me oligarkët mafioz dhe lufta kundër monopoleve, fillim i mbarë i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës

Përballja me oligarkët mafioz dhe lufta kundër monopoleve, fillim i mbarë i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës
Përballja me oligarkët mafioz dhe lufta kundër monopoleve, fillim i mbarë i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës

Ardit Gervalla

  • 19 June 2021 - 13:02

Shkruan: ANALISTI - Ardit Gervalla

Po ju vjen fundi stimulimeve të Oligarkëve mafioze të shtetit me një Kuvend i cili përfaqëson më në fund qytetarin e saj tamam siç kemi kërkuar. Devollëve dhe atyre që fshihen pas tyre po ju vjen fundi me Monopolet të cilat i kishin krijuar që ta zhvatin qytetarin e varfër të Kosovës. Kosova po çlirohet nga kapësit e shtetit, nga ata që e sollën qytetarin në varfëri të skajshme, e vet u pasuruan me dhjetra e qindra miliona, kurrizi i qytetarëve është deformuar nga krimo-politika te lidhur me mafio- oligarkët famëkeq që e udhëhoqën ketë vend që 20 vite ne bashke-ortakeri kriminale.

Tani është kohë tjetër, qeverisje tjetër, e mendësi tjetër e qeverisjes. Qeveri që trajton hallet e qytetarëve, problemet e qytetarëve dhe që ka për synimin nivelimin e shtresave të shoqërisë. Dora e shtetit është e fortë dhe ka rol kyç në përmirësimin e mirëqenies qytetare. Kjo shihet se ka filluar me qeverinë Kurti II. Populli, qytetaret dhe bizneset e palidhura me krimin kane nevojë për ndihmën e shtetit, kane nevojë për përkrahjen institucionale dhe plane të qarta e konkrete për të ja përmirësuar mirëqenien sociale te gjitheve e pa dallim.

Fryma anti-krim tani veç se po shihet se ekziston, po frymon e vepron lirshem me projekt-ligje konkrete, që godasin sistemin e brishtë të krijuar shtetëror. Vendosja e njerëzve meritor në pozicione meritore është çelësi i rikthimit të legjitimitetit institucional. Besimin që marrin të zgjedhurit, e kanë për obligim punën e pavarur e te paanshme, profesionale dhe atë së çfarë e kemi kërkuar si qytetarë qysh nga krijimi i institucioneve të Republikës së Kosovë per punën me dinjitet e integritet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".