Buffon: Ja pse e refuzova Barcelonën

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 16:30
Buffon: Ja pse e refuzova Barcelonën

Gianluigi Buffon është lojtari më i ri i Parmas.

Buffon u prezantua dje tek skuadra e cila e nisi karrierën si futbollist profesionist ku u rikthye në klub pas 20 vitesh.

Mirëpo ai tregoi se pati dy oferta të tjera, njëra nga to ishte nga Barcelona.

“Pata dy oferta por nuk doja të isha numri 2 sërish, jam lodhur duke qenë zëvendësues”, tha ai.

“E bëra tek Juve për shkak të lidhjes që kam me klubin, por nuk do ta bëja sërish të jem i sinqert si në dy vitet e fundit”, shtoi ai.

“Kisha oferta nga skuadra që luajnë në Ligën e Kampionëve, por emocionet e mia të lidhura me Parman më bindën të vija këtu”, tha Buffon.

“Emocioni është e vetmja gjë që më mban të luaj dhe ardhja këtu më bën të ndihem mirë, ndihem sikur në shtëpi”, përfundoi Gianluigi Buffon.

(Kosova Sot Online)