Ronaldo shumë pranë kalimit në PSG-së

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 09:01
Ronaldo shumë pranë kalimit në PSG-së

Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më afër kalimit në Paris Saint-Germain, pasi menaxheri i tij Jorge Mendes udhëtoi së fundmi drejt Italisë për ta negociuar largimin e tij nga Juventusi. E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet për t’u parë, pasi sulmuesi 36-vjeçar është i përqendruar në mbrojtjen e titullit të kampionit të Evropës me Portugalinë.

Ka shumë thashetheme rreth asaj se ku mund të luajë portugezi nga viti i ardhshëm, por shumica e raportimeve sugjerojnë se PSG-ja është ndër kandidatët më serioz për afrimin e tij.

Sipas Corriere dello Sport, menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, do të udhëtojë drejt Italisë në ditët në vijim për të biseduar për të ardhmen e sulmuesit. 

Juventusi dëshiron ta mbajë Ronaldon por nuk do t’i prishej qejfi nëse ai do të largohej, për shkak se nuk do të detyrohej t’ia paguajë atij pagën e majme prej 60 milionë eurove në vit.

Mendohej se Ronaldo mund të kthehej në Real Madrid, por gjiganti spanjoll e ka hedhur poshtë mundësinë e një ndodhie të tillë.

PSG-ja dhe Manchester Unitedi mbesin mundësitë e vetme të mirëfillta për Ronaldon, pasi të dy klubet janë të gatshme t’ia ofrojnë Juventusit Mauro Icardin dhe Paul Pogban, respektivisht, për portugezin. 

(Kosova Sot Online )