James i ofrohet Milanit, problem mbetet paga e kolumbianit

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 10:10
James i ofrohet Milanit, problem mbetet paga e kolumbianit

Milani vijon të jetë shumë aktiv në merkato, mbi të gjitha pasi duhet që përveç përforcimeve, të zëvendësojë edhe një titullar si Hakan Calhanoglu, që vetëm ditën e djeshme vendosi të transferohet te Interi, ku firmosi për tre sezone. Hakim Ziyech, Dani Ceballos dhe Zaccagni janë alternativat që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit kuqezi, por së fundi në skenë ka dalë një emër që ka ngacmuar jo pak fantazinë e tifozëve të Milanit.

Bëhet fjalë për kolumbianin James Rodriguez, i cili pas largimit të Ancelottit, duket i vendosur të lërë Evertonin dhe menaxheri Jorge Mendez ua ka ofruar kartonin e tij klubeve si Napoli, Atletico Madrid e Milani.Kuqezinjtë e kanë mirëpritur idenë e transferimit të James Rodriguez, edhe për faktin që mund ta marrin nga Everton për një shifër jo më të lartë se 15 milionë euro, por për momentin problem mbetet paga e kolumbianit, që është plot 9 milionë euro neto në sezon. Maldini ka hedhur idenë që t’i ofrojë një kontratë 4-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon dhe tani gjithçka është në dorën e James, që duhet të zgjedhë qëndrimin te Evertoni për një pagë të majme, apo te Milani për një pagë më modeste, por me një kontratë më të gjatë. Ndërkohë së fundi edhe Tiemoye Bakayoko është ofruar të rikthehet sërish te Kuqezinjtë, pasi luajti plot 42 ndeshje në sezonin 2018-2019. Mesfushori ishte pjesë e Napolit sezonin e kaluar, por nuk bindi dhe është rikthyer te Chelsea, në pritej për t’u transferua në një tjetër klub.

 (Kosova Sot Online )