UEFA e heq rregullën e përparësisë së golit të mysafirit

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 16:01
UEFA e heq rregullën e përparësisë së golit të mysafirit

UEFA ka njoftuar se rregulli i përparësisë së golit të mysafirit do të hiqet në kompeticionet evropiane që i organizon ajo që nga sezoni 2021/22. Rregulli i golit të mysafirit është përdorur gati qe një gjysmë shekulli, por nuk do t’i vendosë ndeshjet e nokautit në kompeticionet e shtëpisë së futbollit evropian

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin e ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi, duke thënë se beson që ky gol i largon skuadrat nga loja ofanzive. Ky rregull ishte vënë në funksion që nga viti 1965. Goli i mysafirit e ka vlerën e dy golave dhe ato skuadra që shënojnë gola më shumë si mysafirë, kualifikohen tutje. Por, tash e tutje, kjo më nuk do të vlejë. 

(Kosova Sot Online)