Mbappe do të përfundojë në Real Madrid

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 16:42
Mbappe do të përfundojë në Real Madrid

André Villas-Boas nuk ka asnjë dyshim që Kyllan Mbappé do të përfundojë në Real Madrid.

Sulmuesi 22-vjeçar gjithmonë ka ëndërruar të luajë në Santiago Bernabeu dhe është duke refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain, që i skadon në vitin 2022.

Ai, sipas mediave në Spanjë dhe Francë, ia ka bërë me dije klubit dëshirën për t’u larguar dhe mbetet vetëm që PSG të pranojë dhe të nisë bisedimet me Realin për arritjen e marrëveshjes.

Mbappe shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos në Madrid dhe sipas ish trajnerit të Chelseat, ai do ta veshë fanellën e bardhë.

“Kyllian Mbappé do të përfundojë në Real Madrid herët apo vonë”, tha ai.

Nuk arriti ta fitojë Ligën me PSG-në, por Mbappe pati sezonin më të mirë në karrierë.

Ai, edicionin që lamë pas, bëri më së shumti paraqitje në një sezon, 47 dhe shënoi po ashtu më së shumti gola në karrierë deri më tani, 42. 

(Kosova Sot Online)