Ronaldo s’duhet të shkojë në PSG, sfidë më e madhe për të është Juventusi

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 21:05
Ronaldo s’duhet të shkojë në PSG, sfidë më e madhe për të është Juventusi

André Villas-Boas ka këshilluar bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldon, që të mos ndërrojë skuadër.

Në Itali dhe Francë janë rritur kohëve të fundit thashethemet për një transferim të mundshëm të CR7 te Paris Saint Germain.

Por, Villas-Boas thotë se Ronaldo është më mirë aty ku është se sa do të ishte nëse shkon në Paris.

“Juventusi ka një trajner të ri, Massimiliano Allegri. Për Ronaldon është një tjetër sfidë e madhe. Për këtë do ta këshilloja që të qëndrojë. Allegri i ka dhuruar shumë gëzime Juves dhe ka ndikim në klub. Për Ronaldon do të ishte një sfidë më e madhe se sa të shkojë në PSG”, deklaroi ai për Bild

(Kosova Sot Online)