Kupa e Amerikës: Ekuadori ia ndërpret Brazilit ecurinë prej 10 fitoreve radhazi

  • S.A /
  • 28 June 2021 - 10:25
Kupa e Amerikës: Ekuadori ia ndërpret Brazilit ecurinë prej 10 fitoreve radhazi

Ekuadori ia ndërpreu Brazilit një ecuri prej 10 fitoreve radhazi duke e ndalur me një barazim 1:1 të dielën mbrëma në Goiania. Kjo pikë i mjaftoi Ekuadorit për ta arritur çerekfinalen në Kupën e Amerikës, ndërkohë nikoqiri Brazili e kishte siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve paraprakisht.

Eder Militao e kishte kaluar Brazilin në epërsi pas një harkimi nga këndi të Everton Soares. Ky ishte goli i parë i mbrojtësit të Real Madridit për kombëtaren. Por Angel Mena e barazoi rezultatin pasi devijimit të Enner Valencias dhe e dërgoi Ekuadorin në çerekfinale. Brazili – i cili e kishte fituar çdo ndeshje prej nëntorit 2019 – dhe Ekuadori duhet të presin derisa të përfundojnë ndeshjet në Grupin A për të mësuar se kush do të jenë kundërshtarët e tyre në çerekfinale.

Vetëm dy nga 10 ekipet në të dy grupet bien nga Kupa e Amerikës në fazën grupore.

Të martën në mëngjes, sipas kohës sonë lokale, Bolivia përballet me Argjentinën dhe Uruguai me Paraguain. 

(Kosova Sot Online )