Shtypi francez për eliminimin nga Zvicra: Të shkatërruar!

  • G.G /
  • 29 qershor 2021 - 13:45
Shtypi francez për eliminimin nga Zvicra: Të shkatërruar!

Pothuajse askush nuk e kishte besuar se Zvicra do ta eliminonte kampionin e botës, Francën dhe do të shkruante historinë duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Lidhur me këtë, shtypi francez nuk pati mëshirë aspak për ekipin kombëtar.

Mediumi i madh francez, L’Equipe shkruan në raportin pas ndeshjes: Të rrëzuar nga një lartësi e madhe.

Në ballinën e gazetës, ata e përshkruajnë gjendjen e Francës me vetëm një fjalë: Të shkatërruar!

Është e pabesueshme, e magjishme, e jashtëzakonshme dhe gjithashtu dëshpëruese, dhe në fund krejt çka fituan ata dhe tifozët francezë ishin lotët në sytë e tyre. Franca është kampioni në fuqi i botës, ishte e qartë që ishte një nga favoritët për ta fituar, por mori një shuplakë të fuqishme të hënën” – thuhej në raportin e gazetës.

Në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Zvicra do të përballet me Spanjën, por nuk do ta ketë të gatshëm Granit Xhakën për shkak të kartonëve.

(Kosova Sot Online)