Lineker dhe Ferdinand festojnë si të çmendur pas golit të Sterling

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 21:30
Lineker dhe Ferdinand festojnë si të çmendur pas golit të Sterling

Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”,

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0, e mw pas Harry Kane në minutën e 86-të për 2-0.

Goli i parë ishte më i rëndësishme që zhbllokoi ndeshjen dhe si të çmendur natyrisht që festuan legjendat, Gary Lineker, Rio Ferdinand dhe Alan Shearer që ishin në studion e BBC në Wembley.

Gary Lineker numëron 80 ndeshje me Anglinë, ka shënuar 48 gola, Ferdinand 81 ndeshje, ka shënuar 3 gola dhe Shearer 63 ndeshje, ka shënuar 30 gola. 


(Kosova Sot Online)