Dështimi në Euro 2020 do ta ndihmojë Mbappen ta fitojë Topin e Artë

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 21:15
Dështimi në Euro 2020 do ta ndihmojë Mbappen ta fitojë Topin e Artë

Një gabim për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Gabim që në të ardhmen mund ta ndihmojë Mbappen ta fitojë Topin e Artë

Penalltia e humbur nga Kylian Mbappe në 1/8-at e Euro 2020-ës, që i kushtoi me eliminim Francës nga Zvicra, mund të jetë edhe hapi u parë i një progresi që mund ta bëjë atë më të mirin në botë.

Kështu mendon Adil Rami, ish mbrojtësi i Francës.

“Kam lexuar se ndoshta nuk është keq për Mbappe që humbi atë penallti. Duhet të kalojë këto eksperienca, të bjerë, të dështojë, të kritikohet, të piqet dhe të kuptojë se çfarë është futbolli. Unë jam i kënaqur ta shoh se si vuan, pasi e di që falë kësaj do t’ia dalë të fitojë Topin e Artë”, tha Rami.

“Sa për karakterin nuk më habit, pasi e kam parë edhe unë në 2018-ën. Do që të jetë më i miri dhe të bëjë si idhulli i tij, Cristiano Ronaldo, por nuk duhet të harrojmë që është akoma një djalosh 22-vjeçar dhe mund të përmirësohet. Zgjedhjet e tij nuk janë perfekte, por do të rritet”.

Mbappe është duke shikuar mundësinë që të ndërrojë tashmë krejtësisht ambient, të lë Francën dhe të vazhdojë karrierën në Spanjë te Real Madridi.

(Kosova Sot Online)