UEFA ia anulon biletat e çerekfinales anglezëve

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 23:00
UEFA ia anulon biletat e çerekfinales anglezëve

Vendimi është zyrtar: tifozët e Anglisë nuk do të mund të fluturojnë drejt Romës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Ukrainës.

UEFA ka pranuar kërkesën e Departamentit Italian të Sigurisë Publike dhe i konsideron të pavlefshme biletat që tifozët anglezë kishin blerë për çerekfinalen e EURO 2020.

UEFA u dha afat atyre që t’i shesin ose t’i transferojnë biletat. Frika për përhapjen e variantit COVID Delta ka çuar në marrjen e këtij vendimi.

Në Britaninë e Madhe është përhapur shumë kohët e fundit varianti indian i COVID dhe në Itali nuk duan ta pësojnë, siç u ka ndodhur një vit më parë në ndeshjen Atalanta-Valencia, që përhapi në masë virusin famëkeq. 

(Kosova Sot Online)