Mancini i dëshpëruar me dëmtimin e rëndë të Spinazzolës

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 09:32
Mancini i dëshpëruar me dëmtimin e rëndë të Spinazzolës

Leonardo Spinazzola la fushën e blertë i dëmtuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit.

Një dëmtim i tillë do e lërë jashtë fushave mbrojtësin e majtë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj.

Një lajm i keq për trajnerin Roberto Mancini, për Italinë dhe Romën e Jose Mourinhos që s’do ta ketë atë të gatshëm deri në dhjetor, pasi Spinazzola ishte një nga më të mirët në këtë Evropian.

“Ai ka qenë një nga më të mirët në Euro 2020 dhe jemi të dëshpëruar, i dëshirojmë më të mirat dhe shërim të shpejtë”.

Spinazzolën ka përfunduar ky Evropian, të cilit do t’i rikthehej sadopak buzëqeshja në fytyrë vetëm nëse Italia triumfon në fund. 

(Kosova Sot Online )