Festa e çmendur e Italisë pas kualifikimit në gjysmëfinale të “Euro 2020”

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 09:30
Festa e çmendur e Italisë pas kualifikimit në gjysmëfinale të “Euro 2020”

Italia e ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Të besuarit e Roberto Mancinit po zhvillojnë një Evropian fantastik, të cili e mundën në çerekfinale një tjetër skuadër të madhe, Belgjikën.

“Euro 2020” vazhdon me të tjera super ndeshje, Anglia kërkon gjysmëfinalen në Romë, Çeki-Denimarkë s’ka favorit

Italia fitoi 2-1 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të ketë punë me Spanjën.

Gëzimi është i papërshkrueshëm në kampin italian, të cilët tashmë besojnë se mund t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. 

(Kosova Sot Online )