Sigurimi ua largon tifozëve flamujt e ylberit gjatë ndeshjes Danimarkë – Çeki

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 12:32
Sigurimi ua largon tifozëve flamujt e ylberit gjatë ndeshjes Danimarkë – Çeki

Sigurimi i stadiumit në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 mes Danimarkës dhe Republikës së Çekisë ua ka larguar flamujt e ylberit disa shikuesve në Baku.

Çasti kur dy anëtarë të sigurimit në Stadiumin Olimpik në Baku iu afruan tifozëve të Danimarkës dhe ua morën nga dora flamujt e ylberit u kap nga kamerat

Ky incident nxiti reagim edhe nga tifozët që ishin afër tyre në stadium. Flamuri i ylberit është simbol i komunitetit LGBT.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh gjatë këtij turneu, pasi përkrahësit e Holandës nuk ishin lejuar të futeshin në zonën e tifozëve me flamuj të ylberit për të shikuar ndeshjen kundër Republikës së Çekisë në 1/8 e finales në Budapest fundjavën e kaluar.

(Kosova Sot Online)