Pogba s’ka qenë kurrë afër kthimit te Juventusi, sipas Paraticit

  • S.A /
  • 06 July 2021 - 10:50
Pogba s’ka qenë kurrë afër kthimit te Juventusi, sipas Paraticit

Drejtori sportiv i Tottenham ka kaluar dekadën e fundit te Juventusi si menaxher. Për “Sky Sport” kujtoi transferimet e Juventusit. Po ashtu u ndal te njëra çështje, për të cilën ka pasur gjithmonë shumë zëra; mundësia e kthimit të Pogba. Gjë që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë në të vërtetë.

“Pogba arriti kur ishte djalë i ri, u rrit me ne, jemi shumë të dashur për njëri-tjetrin. Është një kënaqësi e madhe ta shohësh atë të ketë sukses. Kjo dashuri është gjithmonë pjesë e marrëdhënies midis Pogba dhe Juventusit. Sidoqoftë, nuk ka qenë kurrë afër kthimit në Torino, në asnjë moment”.

Nga ana tjetër, afër Juventusit ishte Domenico Berardi: “Ne filluam të merremi me të kur ishte në Serie B me Sassuolo. Po, ai ishte shumë afër Juventusit”.

(Kosova Sot Online )