Zyrtare: Barcelona e shet një futbollist për 15 milionë euro

  • S.A /
  • 06 July 2021 - 15:45
Zyrtare: Barcelona e shet një futbollist për 15 milionë euro

Barcelona ka njoftuar se e ka arritur marrëveshje për shitjen e Junior Firpos në Leeds Unitedin për 15 milionë euro. Lajmi për kalimin e mbrojtësit të majtë në Leeds United nga Barcelona u bë i ditur nga të dy klubet në rrjetet sociale. Gareth Bale vendos të pensionohet nga futbolli, sipas gazetës angleze.Si pjesë e marrëveshjes mes palëve, Barça do të përfitojë 20 për qind nga shuma e shitjes së mundshme të Firpos në të ardhmen.

Gjiganti katalonas dhe Leeds kishin rënë në ujdi për transferimin e lojtarit javë më parë, por e nuk e bënë zyrtare marrëveshjen deri sot. Firpo ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me klubin e Premierligës. Ai i ishte bashkuar Barcelonës nga Real Besiti në verën e vitit 2019, për një shumë prej 18 milionë eurove. Firpo dështoi t’i përmbushë pritjet dhe ta dëshmojë veten në ekipin e parë të Barçës, në një konkurrencë të fortë me veteranin Jordi Alba. 

(Kosova Sot Online )