Llapi sot debuton në garat evropiane, ndeshjen e parë e zhvillon në Shkup

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 09:05
Llapi sot debuton në garat evropiane, ndeshjen e parë e zhvillon në Shkup

Ëndrra e kamotshme e Tahir Batatinës për ta bërë Llapin evropian është realizuar dhe sot do ta përjetojë ndeshjen e parë.

Skuadra kosovare pasi ka arritur ta fitoj Kupën e Kosovës do të luaj në UEFA Conference League.

Ndeshja e parë e Llapit në Evropë do të jetë ndaj një skuadre shqiptare dhe ajo do të zhvillohet fillimisht në udhëtim.

Të besuarit e Tahir Batatinës do të përballen me ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi.

Pritet një takim tejet interesant me dy skuadrat bardhekaltër që duan kalimin në rrethin e dytë.

Shkupi është një skuadër shumë mirë e organizuar e cila edicionin e fundit në kampionatin maqedonas ishte nën-kampion.

Takimi mes dy skuadrave shqiptare zhvillohet në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në Shkup me fillim nga ora 20:00.

Kujtojmë që pas një jave ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

(Kosova Sot Online )