Chelsea përgatiti ofertë marramendëse në vlerë prej 175 milionë eurove për Haalandin

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 11:16
Chelsea përgatiti ofertë marramendëse në vlerë prej 175 milionë eurove për Haalandin

Chelsea duket tejet serioz në përpjekjet e veta për ta afruar njërin prej sulmuesve më të kërkuar në treg, Erling Haaland, për të cilin ka përgatitur ofertë marramendëse. Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë hiç më pak se 175 milionë euro për ta transferuar Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi gjatë këtij afati kalimtar. 

Kualifikimet për Conference League: Llapi debuton kundër Shkupit, Drita përballet me Decicin

Haaland, bashkë me Kylian Mbappen, vlerësohen si dy sulmuesit më të mirë të rinj në botë dhe si pasojë vlera e tyre në treg është më e larta.

Interesim për norvegjezin kanë shprehur edhe Real Madridi e Manchester City.

Pasi Manchester Unitedi e përforcoi sulmin me anësorin e Dortmundit, Jadon Sancho, Chelsea dëshiron ta bëjë hapin e radhës për një tjetër lojtar shumë të kërkuar të klubit gjerman.

20-vjeçari i shënoi 40 gola në 40 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar për Dortmundin.

(Kosova Sot Online )