Shumë klube reagojnë ndaj deklaratave të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Kosovës në favor të FFK-së

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 19:21
Shumë klube reagojnë ndaj deklaratave të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Kosovës në favor të FFK-së

Ditëve të fundit lidhjet rajonale të futbollit të Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës dhe Ferizajt, e kanë pritur në takime kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

Pas gjithë këtyre takimeve, këto Lidhje Rajonale kanë lëshuar deklarata duke thënë se e përkrahin Agim Ademin në krye të FFK-së dhe kanë bërë thirrje, që grupet opozitare të kryesisë të FFK-së, të mos u bëjnë presion delegateve të Kuvendit të FFK-së, duke u kërkuar nënshkrime për mbledhje votash dhe për ta rrëzuar Agim Ademin dhe komitetin ekzekutiv të FFK-së.

Një lëvizje opozitarëve për të mbledhur nënshkrime kundër kryesisë së FFK-së është e vërtetë që po ndodh ditëve dhe javëve të fundit e madje FFK-ja dhe lidhjet rajonale kishin thënë se këtu po përzihet edhe politika.

Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjakovë ishte njëra prej lidhjeve që kishte ofruar përkrahje për Agim Ademi. Por, së fundmi tetë klubet e lidhjes rajonale në Gjakovë kanë mohuar të kenë marrë pjesë në takimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës me Agim Ademin pas të cilit takim kjo lidhje deklaroi përkrahje të madhe për numrin një të FFK-së.

Tetë klubet janë të zhgënjyera që asnjëra prej përfaqësuesve të klubeve nuk është ftuar, të cilat i janë drejtuar Ademit: “A thua i nderuari kryetar Agim Ademi kush i din më mirë problemet dhe kërkesat tona ma mirë se na…”.


(Kosova Sot Online)