Claudio Ranieri tregon gjasat e dy kombëtareve për finalen e madhe

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 17:38
Claudio Ranieri tregon gjasat e dy kombëtareve për finalen e madhe

Claudio Ranieri tha se gjasat e Italisë dhe Anglisë janë 50%-50%.

Italia ka udhëtuar në Londër dhe përgatitet për finalen e madhe kundër “Tre Luanëve” në stadiumin kombëtar anglez nesër.

Ranieri beson se futbollistët e Roberto Mancinit do të përpiqen të dominojnë Anglinë në “Wembley”.

“Unë jam shumë i lumtur sepse ka disa lojtarë të rinj dhe natyrisht disa lojtarë me përvojë si Georgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Jorginho. Ekziston një përzierje shumë e mirë, ”tha Ranieri për BBC Sport.

“Është shumë e rëndësishme që të kthehemi në një nivel të lartë. Është e rëndësishme për të gjithë njerëzit italianë, jo vetëm për tifozët.

“Tani kemi mentalitetin e duhur. Po, ne kemi shpirtin italian – qëndrojmë së bashku, vuajmë, luftojmë – por Mancini dëshiron t’i japë ekipit italian lumturinë për të luajtur përpara, për të sulmuar në çdo situatë.

“Mentaliteti ynë ka ndryshuar për dy vjet. Kur është e mundur, ne duam të dominojmë kundërshtarin. Kur nuk është e mundur, ne përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Kjo finale mendoj se është 50-50 me gjasa”, tha Ranieri.

(Kosova Sot Online)