Reagimi i Mërgim Vojvodës pasi Leo Messi e fitoi trofeun e parë të madh me Argjentinën

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 17:47
Reagimi i Mërgim Vojvodës pasi Leo Messi e fitoi trofeun e parë të madh me Argjentinën

Mërgim Vojvoda beson se Lionel Messi është shembull i mirëfilltë sesi njeriu nuk duhet të dorëzohet asnjëherë deri në arritjen e qëllimit në jetë, pasi 34-vjeçari e dëshmoi këtë të dielën duke e arritur lavdinë me Argjentinën pas shumë përpjekjesh të dëshpëruara.

Lionel Messi e fitoi trofeun e parë të madh me Kombëtaren e Argjentinës, pas fitores 1:0 kundër Brazilit në finale të Kupës së Amerikës të dielën në mëngjes, sipas kohës sonë lokale

Messi nuk u dorëzua kurrë në ndjekje të lavdisë me atdheun, pavarësisht vuajtjeve të shuma, saqë dy herë e njoftoi pensionimin nga Kombëtarja për t’u rikthyer sërish.

Para se të triumfonte të dielën në Maracana, Messi i kishte humbur katër finale të mëdha. Tri finale në Kupën e Amerikës dhe një finale në Kupën e Botës më 2014.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Torinos, Vojvoda e sheh Messin si një shembull të përkryer për të mos u dorëzuar, pavarësisht vështirësive.

Në një reagim  në Instastory në Instagram, Vojvoda shkroi: “Kurrë mos u dorëzo”.

(Kosova Sot Online)