Griezmann i hapur për largim nga Barcelona

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 18:30
Griezmann i hapur për largim nga Barcelona

Gazeta La Vanguardia ka raportuar sot se Antoine Griezmann është i hapur për t’u larguar këtë verë nga Barcelona

Fituesi i Botërorit me Francën është i hapur edhe për një rikthim në Atletico Madrid dhe do të pajtohej për një largim nga Camp Nou për të luajtur për fituesin e La Ligës sezonin e kaluar. Francezi është në dijeni për vështirësitë financiare të klubit dhe nuk ia ka mbyllur ish klubit derën edhe pse do të dëshironte që të qëndronte në Kataloni.

Barcelona e Koeman e ka filluar dje zyrtarisht sezonin parapërgaditur me vetëm 11 lojtarë nga skuadra e parë. Ter Stegen, Dest, Piqué, Pjanic, Riqui Puig, Neto, Coutinho, Sergi Roberto, Umtiti dhe të lënduarit Dembélé dhe Ansu Fat kanë bërë edhe testet PCR për Covid.

Pjesa tjetër e lojtarëve pritet që t’i bashkohen me kohë skuadrës pasi që shumica e tyre ishin të angazhuar me Kombëtare në ligat e ndryshme në Europë. Një ndër ta ishte edhe Antoine Griezmann. Francezi pritet që të kthehet më 19 korrik në Barcelonë pasi që aventura e tij me Francën ishte e shkurtër në Euro 2020, ku Franca u eliminua nga Zvicra në 1/8 e finales. Ai do të udhëtojë për në Gjermani ku Barça do të bëjë kampin stërvitorë në Stuttgart që fillon nga 28 korriku deri më 3 gusht. “Shumë gjëra mund të ndodhin deri në gusht”, ka thënë Koeman në një konferecë për shtyp kur është pyetur për mundësinë e largimit të Koemann.

Griezmann është i hapur për një largim nga Barcelona edhe pse kontratë me katalunasit deri më 2024. Ai e di që klubi nuk është duke kaluar në një periudhë të mirë financiare dhe se pozita e tij e startuesit nuk është e garantuar. Barça është e hapur për të marrë oferta për të pasi që duhet t’i balancojë librat e saj financiar. Zyrtarët nga Camp Nou janë duke menduar që ta shesin atë në Premier Ligë ose në Serie A, por deri me tani nuk duket se klubet nga këto dy liga të kenë interesim për francezin. Atletico është një opsion për të cilin edhe lojtari do ta dëshironte. 

(Kosova Sot Online)